“ISHTE MË KEQ SE MENDOJA”/ Arbër Sulstarova zbulon të pathënat e miqësisë me Ilir Shaqirit pas “Big Brother” – AlpeGossip
“ISHTE MË KEQ SE MENDOJA”/ Arbër Sulstarova zbulon të pathënat e miqësisë me Ilir Shaqirit pas “Big Brother”

“ISHTE MË KEQ SE MENDOJA”/ Arbër Sulstarova zbulon të pathënat e miqësisë me Ilir Shaqirit pas “Big Brother”

Tenisti Arbër Sulstarova ishte pjesë e edicionit të parë “Big Brother Vip”.

Ai spikati për karakterin e tij të veçantë por edhe për miqësinë që pati me fituesin e këtij formati, Ilir Shaqiri.

Në një intervistë për moderatoren Cenkuela Hasa në News24, sportisti zbuloi se si po shkon miqësia pas “Big Brother” me balerinin e njohur.

“Me Ilirin luajmë shpesh tenis, le të themi që ishte pak më keq se sa mendoja, por nga mentaliteti ishte më mirë se mendoja. Ka shpirtin e garës dhe shpirtin fitues, kjo më pëlqen që nuk të toleron, kjo
është një gjë e mire, e reflektoj në çmimin fitues që e mori, por dhe në tenis e vërtetoi”- u shpreh Arbër Sulstarova.