“JAM E FORTË”/ Selena Gomez rikthehet në rrjetet sociale (VIDEO) – AlpeGossip
“JAM E FORTË”/ Selena Gomez rikthehet në rrjetet sociale (VIDEO)

“JAM E FORTË”/ Selena Gomez rikthehet në rrjetet sociale (VIDEO)

Selena Gomez është rikthyer në Instagram me një video të re dhe fansat e saj janë të emocionuar.

Është hera e parë që nga shtatori që ylli i muzikës shfaqet në platformat sociale.

Por video nuk është postuar në llogarinë e saj personale.

Këngëtarja, e cila doli pak kohë më parë nga spitali psikiatrik, u shfaq në reklamën e re të Pumas për të promovuar bashkëpunimin e saj me markën SG x Puma.

Në video, Selena dhe disa femra të tjera, përshkruajnë veten me një fjalë të vetme.

Fillimisht 25-vjeçarja thotë ‘marrëse e rrezikut’ dhe më pas shprehet se është e ‘fortë’, që është edhe slogani i ri i markës ‘vajzë e fortë’.

Bashkëpunimi do të publikohet më 12 dhjetor.