“PO JU TREGOJ SKENARIN”/ Hyseni reagon pasi u diskutua situata e tij me Alvisën mbrëmë në Prime – AlpeGossip
“PO JU TREGOJ SKENARIN”/ Hyseni reagon pasi u diskutua situata e tij me Alvisën mbrëmë në Prime

“PO JU TREGOJ SKENARIN”/ Hyseni reagon pasi u diskutua situata e tij me Alvisën mbrëmë në Prime

 Mbrëmë prime u nis me diskutimin rreth dramës Hysen-Alvisa, ku ishin ftuar një psikologe dhe një aktiviste për të drejtat e njeriut.

Dy zonjat folën rreth shantazheve nga ana ligjore, si edhe rreth dhunës psikologjike dhe fizike, në përgjithësi për ato çka u fol dhe ka pasur reagim në rrjet, pasi gjithçka tjetër i takon organeve kompetente.

Hyseni reagoi në rrjetin social Instagram duke postuar një InstaStory me akuza ndaj produksionit:

“Ku i keni provat o mashtruesa? Po i jepni zë gurit të fundit që është thjesht një gënjeshtër e skenuar nga produksioni për skenarin e radhës. Meqenëse erdhi puna te guri i fundit, unë kam 3 gurë të fundit që nuk i kam prekur fare. Një do e nxjerr tani ku të gjithë të kuptojnë se çdo gjë në atë program është skenar”,- ka shkruar ai.

No description available.

Ai më pas poston video, në të cilën është duke biseduar me menaxheren e produksionit të programit, e cila e udhëzon para se të hynte në program që nuk duhet ta diskutonte me asnjë dhe se do kishte përballje me Alvisën.

Kujtojmë se Hyseni i bëri thirrje Alvisës të mos tregojë vetëm mesazhet e veta e gjithashtu tregon se do i hedh në gjyq.

…Më vjen keq që nuk dalin të sqarojnë të gjithë të vërtetën e të flasin për çka është bërë këtë periudhë gjatë emisionit, po fillon tregon mashtrime çfarë ka ndodhur në Janar dhe para dy vitesh.Hapi mesazhet të gjitha, jo vetëm mesazhet e tua. Tregoje arsyen e vërtetë të ndarjes që ishte për shkak të skandalit që ti bëre në mes të lokalit, mos trego fantazirat e tua…Gomat e makinës tregoje arsyen përse ndodhi, sepse më vodhe gjithë kontaktet e punës dhe më shite te kundërshtarët e mi.
Olsa e di shumë mirë që ti bëre gjithë këtë lëmsh, por më vjen çudi si pranoj Alvisa të bëj kompromis kur ajo e di ë është e zhytyr deri në fyt me gabime kundrejt meje.Do mbahet përgjegjësi e madhe për çdo fjalë dhe në gjyq do shihemi shumë shpejt. ,- ka shkruar ai nder te tjera.

No description available.