"PËRVEÇ SE JEMI SHOKË JEMI DHE..."/ Fifi zbulon të vërtetën e "dashurisë" me Flori Mumajesin (FOTO) - AlpeGossip
“PËRVEÇ SE JEMI SHOKË JEMI DHE…”/ Fifi zbulon të vërtetën e “dashurisë” me Flori Mumajesin (FOTO)

“PËRVEÇ SE JEMI SHOKË JEMI DHE…”/ Fifi zbulon të vërtetën e “dashurisë” me Flori Mumajesin (FOTO)

Artistët më të pëlqyer të momentit në Shqipëri, Flori Mumajesi dhe Fifi kanë dhënë disa shenja që po i bëjnë të gjithë të dyshojnë nëse janë miq apo diçka më shumë.

Pak momente pasi doli në treg kënga “Ja ke bo vetes”, në rrjete sociale qarkulloi një video ku të dy shfaqeshin pranë njëri-tjetrit duke buzëqeshur teksa muzika ishte në sfond.

E ftuar në “Why Not” në Ora News, Fifi tha se fiksimi i saj kur ka qenë e vogël ishte Flori Mumajesi. Sot, më në fund ka zbuluar të vërtetën e marrëdhënies me Flori Mumajesin.

“Përveç se jemi shokë, dy artistë dhe dy njerëz shumë të ngritur artistikisht, asgjë më shumë s’ka. Por juve dua t’jua lë kështu si pikëpyetje”, tha ajo.