“JO NUK MË MËRZIT…”/ Bledi Strakosha përlotet në emision: Nuk e kupton dot çfarë kam përjetuar (FOTO) – AlpeGossip
“JO NUK MË MËRZIT…”/ Bledi Strakosha përlotet në emision: Nuk e kupton dot çfarë kam përjetuar (FOTO)

“JO NUK MË MËRZIT…”/ Bledi Strakosha përlotet në emision: Nuk e kupton dot çfarë kam përjetuar (FOTO)

Bledi Strakosha është një nga moderatorët më të dashur për publikun shqiptar, por edhe ndër më të komentuarit, sidomos për dashurinë e tij të madhe ndaj kafshëve.

I ftuar sot në “Thumb”, Bledi është përlotur kur iu kujtua qenushi i tij.

I pyetur nëse mërzitet nga fakti që njerëzit nuk e kuptojnë dashurinë e tij ndaj kafshëve, Bledi u përgjigj: “Jo nuk më mërzit sepse është e natyrshme që njeriu nuk e kupton dot diçka që nuk e ka përjetuar”.

“Mbaj mend kur kam dalë te Rudina u përlota për qenushja dhe nëpër portale u shkruajt ‘Shqipëria s’ka bukë të hajë, ky qan’. Unë nuk jam kryeministri i Shqipërisë, nuk kam asnjë përgjegjësi ndaj Shqipërisë. Kam emocionet e mia, nuk e shoh si shenjë dobësie të qarën. Mos e komento diçka kur nuk e kupton, ti si do kafshët, unë i dua”, u shpreh Bledi.