“JEMI TË MREKULLUAR!” Moderatorja e dashur për publikun i bën një dedikim mjaft unik vogëlushes së saj (FOTO) – AlpeGossip
“JEMI TË MREKULLUAR!” Moderatorja e dashur për publikun i bën një dedikim mjaft unik vogëlushes së saj (FOTO)

“JEMI TË MREKULLUAR!” Moderatorja e dashur për publikun i bën një dedikim mjaft unik vogëlushes së saj (FOTO)

Pranvera Borakaj është një ndër moderatoret më të pëlqyera nga publiku shqiptar.

Prej vitesh e kemi parë në ekranin e “Vizion Plus” si prezantuese të emisionit të mëngjesit “7 pa 5” dhe me ëmbëlsinë që e karakterizon ka arritur që të vjedhë zemrat e shumë njerëzve.

Moderatorja simpatike, 18 muaj më parë është bërë nënë e një vogëlushjeje e cila ka një emër mjaft të veçantë… Anna Siol.

Së fundmi, Pranvera ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një foto ku shfaqet me kurriz krah vajzës së saj dhe duken mjaft bukur bashkë.

Ndërkohë krah fotos ka bërë një urim mjaft të ndjerë dhe unik: “18 muajt më të bukur, më domethënës dhe më të veçantë të jetës time…18 muaj me Anna Siol… Ti po rritesh shumë shpejt dhe ne jemi çdo ditë e më tepër të mrekulluar nga zhvillimi jot. Ti je vajza që ne gjithmonë kishim ëndërruar!”