JO VETËM MODERATOR/ Surprizën e Isli Islamit e kemi pritur kaq gjatë (FOTO) - AlpeGossip
JO VETËM MODERATOR/ Surprizën e Isli Islamit e kemi pritur kaq gjatë (FOTO)

JO VETËM MODERATOR/ Surprizën e Isli Islamit e kemi pritur kaq gjatë (FOTO)

Të gjithë personat, të famshëm apo jo, e kanë përqafuar më së miri trendin më të ri të “Instagramit, atë të “Më bëj një pyetje”! Këtë herë, ishte rradha e moderatorit të “Wake Up”, Isli Islamit të komunikonte me 30.6 ndjekësit e tij, përmes pyetjeve interesante.

Sigurisht, që ata nuk mund të mos shfaqnin kuriozitet në lidhje me planet e afërta të Islit në lidhje me muzikën. Kemi qënë dëshmitarë disa herë të talentit të tij në muzikë, teksa mori pjesë në një puntatë speciale të “The Voice” apo dhe gjatë konkurimit të emisionit “Në 1 javë” në ekranin e “Top Channel”.

“Ke menduar të bëhesh pjesë e tregut muzikor? Ke një zë të bukur, prandaj them?” – e pyet ndjekësi në profilin e tij në “Instagram”.

“Jo taman, poooor kam një gjë të vogël të bukur mbi të cilën po punoj për qejfin tim” –u përgjigj Isli.

Çfarë?! Do të kemi një këngëëë të ree apo një performancë live?!

Gjithsesi, cilado qoftë e mirëpresim me padurim, të dëgjojmë edhe njëherë zërin e bukur të Isli Islamit!