Ç’kuptim ka viti i ri nëse mbajmë flokët e vjetra? Më të shkathtat i prenë, i lyen dhe i ngjyen (FOTO) – AlpeGossip
Ç’kuptim ka viti i ri nëse mbajmë flokët e vjetra? Më të shkathtat i prenë, i lyen dhe i ngjyen (FOTO)

Ç’kuptim ka viti i ri nëse mbajmë flokët e vjetra? Më të shkathtat i prenë, i lyen dhe i ngjyen (FOTO)

Vit i ri me flokë të reja. Në ka periudhë më të mirë për të bërë ndryshime, është kjo e fillimvitit. Nis palestrën, lëre cigaren, ose ndrysho pamjen, bëj ç`të duash, por vetëm bëje diçka. Siç bënë edhe vajzat e showbizit.

(Elhaida Dani, foto nga Instagrami)

Elhaida e nisi ndryshimin me etapa. Fillimisht i bëri flokët e zeza të një jete, të verdha. Kurse pak minuta më parë, postoi një foto me flojët e prera shkurt fare. A janë paruke, apo vërtet i preu s`dimë ç`të themi, ama i shkojnë.

(Luana Vjollca, foto nga Instagrami)
Nëse Elhaida i bëri bjonde gati në të bardha, Luana bëri të kundërtën: Nga e bardha, i errësoi. Që ditët e para të vitit, doli ndryshe. Dhe duhet thënë që ky mjalti i shkon shumë më shumë se sa e bardha.

(Alma Bektashi dhe e bija, Anisa, foto nga Instagrami)
Flokët i paska ndryshuar edhe Alma Bektashi. Tani që flokët e saj janë ngjyrë gruri. Bjonde nuk mund t`i themi më.

(Jonida Maliqi, foto nga Instagrami)
Jonida iu rikthye fuqishëm ndryshimeve, pas shumë viteve që qëndroi te e zeza. Ata flokët e saj e dinë se ç`kanë hequr dhe pas një qetësie, Jonida ia nisi zakonit të vjetër. Tani i ka si bronz.

(Çiljeta, foto nga Instagrami)
Kurse Çiljeta nuk u mjaftua me ndryshimin e ngjyrës. Ajo ndryshoi edhe stilin. Balluket i ka patur në një periudhë të jetës dhe i bëri sërish.

(Klaudia Pepa, foto nga Instagrami)
Dhe duket se këto balluket janë në trendin e këtij sezoni se nuk është Çili e vetmja që i bëri. Edhe Klaudia Pepa është me balluke.