Jemi zyrtarisht vetëm një muaj larg verës, por moti nuk ka ende ndër mend të ngrohë. Kjo është periudha tipike kur mëngjeset dhe mbrëmjet janë të freskëta e mesdita e ngrohtë.
Po si të dukesh me stil edhe në ditë të tilla? Sekreti gjatë kësaj periudhe është xhaketa. Nëse ke një të tillë me stil, atëherë problemi është i zgjidhur.
Një xhaketë e lehtë që të lejon ta zgjatësh dhe pak kohën e përdorimit të veshjeve pranverore.
Gjej stilin tënd në këto propozime, të cilat mund t’i ndeshësh në çdo vajzë që do të duket elegante, casual dhe me stil.