“KAMIONI MË PREU RRUGËN”/ Tani rrëfen historinë rrëqethëse në BBVIP: Prindërit më kanë vdekur në një aksident, unë isha shofer – AlpeGossip
“KAMIONI MË PREU RRUGËN”/ Tani rrëfen historinë rrëqethëse në BBVIP: Prindërit më kanë vdekur në një aksident, unë isha shofer

“KAMIONI MË PREU RRUGËN”/ Tani rrëfen historinë rrëqethëse në BBVIP: Prindërit më kanë vdekur në një aksident, unë isha shofer

Aktori, Tani pjesë BBVIP ka ndarë një moment të trisht brenda shtëpisë. Ai tregoi se para dhjetë vitesh ka pësuar një aksident, i cili rezultoi me fund tragjik për familjarët e tij.

Më tej u shpreh se 10 vite më parë mbeti jetim, pasi prindërit e tij ndërruan jetë në një aksident rrugor, ku ai shofer.

Ai shtoi se e ka të vështirë të shkoj në varreza pasi nuk ndihet mirë, kjo sepse prindërit e tij kanë qenë pasagjerë.

Tani shtoi se vetëm ai mundi t’i mbijetonte aksidentit fatal, ndërsa e kujtoi ngjarjen e vitit 2013, si ngjarjen më tragjike të jetës së tij.

Aktori u shpreh se ai ishte me shpejtësi tej normave të lejuara, në momentin që një mjet i tonazhit të rëndë, i doli papritmas në korsi dhe më pas u përplasën.