Nëse ka një shenjë horoskopi që shquhet për sharm dhe marrëdhënie të shkëlqyer me pasqyrën, është Peshorja dhe meqë për pak (23 shtator) hymë zyrtarisht në shenjën e tyre, po ju themi pse!
Yjet janë treguar bujarë përsa i përket pamjes së tyre të jashtme. Ato kanë tipare të këndshme për t’u parë dhe kanë një pamje te vetëkënaqur, gjithnjë të vetëdijshëm për bukurinë që i karakterizon.
Por çfarë dallon në fizikun e një Peshoreje?
Fytyra: Njerëzit e kësaj shenje kanë një fytyrë të rregullt. Lëkura është e pastër dhe e shendetshme. Flokët përgjithësisht janë të dendura. Sytë janë tipari që spikat më shumë, pasi janë të qeshur dhe të butë në vështrim, pavarësisht ngjyrës që kanë. Buzët janë të rregullta dhe kanë dhëmbë të bukur.
Trupi: Trupi i njerëzve të lindur nën shenjën e Peshores, zakonisht është shumë i mirë.Kryesisht ata janë të gjatë, por duart dhe këmbet i kanë të vogla, madje edhe burrat. Gratë kanë pasion ti tregojnë duart e tyre duke i vënë në dukje me bizhuteri.
Ku ndryshon një burrë Peshore nga një grua Peshore?
Burri Peshorja: Ai ka një fizik të formuar shumë mirë. Krahët i ka të holla dhe kofshët e bukura, ndërsa qafa mund të jetë e shkurtër. Forma e fytyrës është disi katrore, ka një mjekër e cila zbukurohet nga gropeza në mes, ose në mungese të gropëzes në mjeker , mund të ketë gropeza në faqe. Ajo cfarë i jep atij më shumë hijeshi është buza e siperme, e cila është e ngritur dhe e plotë, duke e bërë joshes dhe seksualisht terheqës.
Gruaja Peshorja: Fiziku i saj eshte mesatar dhe format e trupit i ka te hijshme. Busti i saj është i mjaftueshëm, ndërsa këmbet janë të bukura. Fytyrën e ka në formë katrore dhe buzët në formë zemre, të vogla dhe të kuqe. Zakonisht keto femra kanë gropëza në faqe, ose nishane që i hijeshojnë fytyren.
Veçori të tjera: Kur njerëzit e kësaj shenje janë të rinj, padyshim që kanë një trup elegant dhe të hollë. Nëse kujdesen për trupin e tyre edhe në moshë më të madhe, mund ta ruajnë këtë elegancë edhe në këtë moshë. Nëse Peshorja nuk meson të stërvisë trupin rregullisht në moshë të mesme, ndodh që ajo të shëndoshet, por jo shumë.
Edhe nëse shendoshen më shumë se zakonisht, sërish mbeten te bukura për tu parë. E vetmja gjë që mund të rrënojë pamjen e tyre është nëse jetojnë një jetë me vese shumë dhe sëmundje. Peshoret kujdesen për ushqimin që konsumojnë dhe preferojnë jetën e shendetshme. Peshoret zakonisht kanë zë të embël. E qeshura e tyre është e bukur dhe ngjitëse, duke ju përfshirë edhe ju.