”KË PREK ME DORË TI”/ Renato Mekolli përplaset keq me konkurrentin – AlpeGossip
”KË PREK ME DORË TI”/ Renato Mekolli përplaset keq me konkurrentin

”KË PREK ME DORË TI”/ Renato Mekolli përplaset keq me konkurrentin

Mbrëmjen e djeshme në “Hell’s kitchen”, hyri një konkurrente e re, Albina. Sokoli teksa po përgatiste pjatën e vetë, kërkoi të ndihmonte edhe Albinën, por kjo gjë e acaroi shef Renaton. Pak sekonda para se pjata të ishte gati për t’u servirur, Renato e hodhi atë.

“Unë i bëra vend Albinës duke qenë se rizoto do shumë kohë. Duke e ditur si më pritën mua djemtë, e dija si e kanë pritur edhe atë vajzat. Pjata ime ishte krejt në fund, pak sekonda kishte dhe shefi e hodhi. Shumë mirë, ta gjejë shefi tani pjatën, s’bëj më, s’më intereson”, tha Sokoli.

Pasi Renato i hodhi pjatën, Sokoli u nxeh dhe debatoi me shefin.

Sokoli: Vazhdo, vazhdo vazhdo…

Renato: As nuk më intereson fare, mos më thuaj mua vazhdo ti

Sokoli: Po ça faji kisha unë

Renato: Vajzat e kanë vendin atje

Sokoli: Pjata ime ishte në sekondat e fundit

Renato: Vajzat e kanë vendin atje po të them, në rregull? E more vesh?

“Po shef”, iu përgjigj Sokoli dhe e preku në shpatull. “Kë prek me dorë ti more?”, iu kthye Renato.

Renato: Dil përjashta

Sokoli: S’du, kam për të bërë pjatën

Renato: Dil përjashta