Kërkoji një shqiptareje seks anal në herën e parë dhe gërmoje vet varrin tënd – AlpeGossip
Kërkoji një shqiptareje seks anal në herën e parë dhe gërmoje vet varrin tënd

Kërkoji një shqiptareje seks anal në herën e parë dhe gërmoje vet varrin tënd

Çfarë nuk do bënit kurrë gjatë herës tuaj të parë të seksit me dikë, që jo domosdoshmërisht është partneri juaj? Ndërkohë që ti bluan përgjigjen tënde, një ditë më parë pyetëm lexuesit e Anabelit për të njëjtën gjë dhe përgjigjet ishin të prera, të padiskutueshme, të pakontestueshme! Në krye të sondazhit, gjëja e ndaluar në herën e parë, që s’duhet ta çoni nëpërmend, madje mundësisht t’i harroni emrin një javë para se mos ju del shkarazi, është seksi anal.

Një JO e madhe, seksi anal mori 417 vota si akti më i guximshëm që s’do ta bënin herën e parë të seksit. Ndërkohë ne po përpiqemi të zbulojmë arsyet pse.

 

E para sepse seksi anal është i dhimbshëm nëse nuk e bën siç duhet, mund të pasohet nga incidente (lexo këtu: jashtëqitje), konsiderohet më intim dhe për shumë është ende tabu, ndaj duke menduar si masa, pse të rrezikosh reputacionin me personin që mund të kesh diçka serioze në të ardhmen vetëm sepse nuk e mbajtët dot prapanicën nën të mbathura?

Në vend të dytë si më pak e preferuar për herën e parë është ejakulimi…në çdo pjesë trupi.

Dhe ashtu duhet të jetë. Urojmë që seksi juaj i parë të jetë i mbrojtur dhe sperma në fund të mbesë brenda prezervativit, pasi shumë SST mund të transmetohen nga kontakti i spermës me pjesë të ndryshme të trupit. Pasi të siguroheni që partneri është i shëndetshëm si zog, bëni ç’të doni.

235 persona përjashtuan 69-tën nga hera e parë.

Pozicioni ku të dy personat i bëjnë seks oral njëri-tjetrit siguron nja shpalosje të plotë të organeve në fytyrën e partnerit dhe gjatë herës së parë siç duket për shumë kjo është e sikletshme. Pra mjaftohuni me një pozicion misionari dreqi ta hajë.

Seksi oral, seksi i dhunshëm, fjalët e pista dhe seksi në dush ishin renditur të fundit, si me më pak zarar. Hera e parë në intimitet me dikë është gjithnjë pak e sikletshme, sepse nuk e di ç’të pret, apo çfarë i pëlqen personit që ke në krah. Detaje të tilla zbulohen gradualisht gjatë një raporti, ndaj seksi i mëvonshëm është gjithnjë më i ëmbël se ai i herës së parë, në pjesën më të madhe të rasteve.