KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Harroji reçipetat bezhë. Kjo ngjyrë nuk duket fare nën rrobat e bardha – AlpeGossip
KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Harroji reçipetat bezhë. Kjo ngjyrë nuk duket fare nën rrobat e bardha

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Harroji reçipetat bezhë. Kjo ngjyrë nuk duket fare nën rrobat e bardha

Interneti vendos gjithçka sot dhe rrallë ndodh të dalë gabim një truk a supozim i bërë viral online.

Këtu hyn edhe ai i reçipetave të kuqe që fshihen në mënyrë perfekte poshtë bluzave të bardha ose bezhë. Sado e çuditshme të duket, faktet flasin vetë!

Harroji reçipetat bezhë! Kjo ngjyrë nuk duket fare nën

PINTEREST

Shumica kanë qenë skeptikë për këtë trend në rritje që vjen dhe ikën herë pas here, por kurioziteti ua ka vërtetuar se e kuqja nuk duket poshtë së bardhës.

Harroji reçipetat bezhë! Kjo ngjyrë nuk duket fare nën

Ekspertët e modës e shpjegojnë këtë detaj duke theksuar se secili prej nesh pavarësisht ngjyrës së lëkurës ka nëntone të kuqe prej gjakut që na qarkullon në trup.

Harroji reçipetat bezhë! Kjo ngjyrë nuk duket fare nën

Reçipetat e kuqe i shkojnë afër këtyre nëntoneve duke e bërë lëkurën të duket e njëtrajtshme me to dhe kështu krijohet iluzioni sikur nuk ke veshur një ngjyrë kaq drastike poshtë bluzës tënde të bardhë.

Por ka rëndësi të theksohet se kjo metodë funksionon vetëm me nuancat e vërteta të së kuqes, ato të mbyllurat dhe qershinë. Nëse reçipetat e tua kanë një devijim në rozë apo ngjyrë tjetër, truku nuk funksionon.