“KËSHTU SI PO VIJNË PUNËT…”/ Mozzik ironizon në rrjet zhvendosjen e “Sunny Hill Festival” në Tiranë – AlpeGossip
“KËSHTU SI PO VIJNË PUNËT…”/ Mozzik ironizon në rrjet zhvendosjen e “Sunny Hill Festival” në Tiranë

“KËSHTU SI PO VIJNË PUNËT…”/ Mozzik ironizon në rrjet zhvendosjen e “Sunny Hill Festival” në Tiranë

Zhvendosja e “Sunny Hill Festival” nga Prishtina në Tiranë ka sjellë reagime të shumta në publik. Por jo vetëm kaq, pasi edhe personazhet e njohur të ekranit kanë vendosur që përmes rrjeteve sociale të japin mendimin e tyre.

Një ndër to është edhe reperi i njohur, Mozzik, i cili ka ironizuar përmes statusit së tij në “Facebook”.

“Si po vijnë punët edhe atë boksin në shesh kanë për ta çuar në Tiranë”, ka reaguar reperi Mozzik.

“Kështu si po vijnë punët...”/ Mozzik ironizon

Ndërkohë kujtojmë se organizatorët janë tërhequr nga eventi pas vonesave proceduriale nga qeveria e Kosovës. Për shkak të vonesave në përgjigje për një vendim përfundimtar për dhënien e tokës në shfrytëzim, themeluesi Dukagjin Lipa i ka njoftuar krerët e shtetit për vendimin e tërheqjes së festivalit nga Prishtina dhe mbajtjen në Tiranë.

Në reagimin e tij, babai i Dua Lipës thotë se në vend të përkrahjes, kërkesa për t’i siguruar një vend festivalit “është politizuar”. Festivali ishte parashikuar të mbahej në dalje të Prishtinën prej 4 deri më 7 gusht të këtij viti.