“KISHA FRIKË”/ Rozana rrëfen pengun më të madh që i mbeti nga xhaxhai i saj, Françesk Radi (FOTO) – AlpeGossip
“KISHA FRIKË”/ Rozana rrëfen pengun më të madh që i mbeti nga xhaxhai i saj, Françesk Radi (FOTO)

“KISHA FRIKË”/ Rozana rrëfen pengun më të madh që i mbeti nga xhaxhai i saj, Françesk Radi (FOTO)

E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Soiree” të Jonida Shehut, ishte këngëtarja e njohur Rozana Radi.

Ndër të tjera, ajo tregoi pengun e madh të jetës së saj, i cili i rëndon gjithmonë e më shumë me kalimin e viteve.

Rozana do të dëshironte shumë të kishte një duet me xhaxhain e saj, Françesk Radin, mirëpo kjo nuk u realizua kurrë.

“Pengu im më i madh është që nuk kam një duet me Frankon, sigurisht, por edhe që nuk kam shkruar një tekst për Frankon. Unë kam shkruar pothuajse 90% të artistëve dhe jam krenare që sot mbajnë firmën time dhe kanë hyrë në fonotekën e muzikës shqiptare.”- ka treguar ajo.

E pyetur nga moderatorja nëse kishte drojë të shkruante një tekst për xhaxhain, Rozana iu përgjigj:

“Kisha frikë. Mendoja se do më thoshte që nuk është për mua kjo. Franko nuk më ka bërtitur kurrë, por mjafton t’i thoja “Franko të pëlqen kjo gjëja ty?” dhe ngaqë nuk donte që të më prishte qejfin se unë një vajzë e re, adoleshte, kisha qejf të këndoja, më thoshtë ‘mirë’. Por e shihja që nuk ishte në ato ujëra që priste ai.”- ka rrëfyer Rozana.