Së shpejti baba, Visjan Ukcenaj zbulon për herë të parë gjininë e fëmijës – AlpeGossip
Së shpejti baba, Visjan Ukcenaj zbulon për herë të parë gjininë e fëmijës

Së shpejti baba, Visjan Ukcenaj zbulon për herë të parë gjininë e fëmijës

Ai është një nga aktorët më të dashur për publikun shqiptar. Me rolet e tij në spektaklin “Apartamenti 2xl” ka arritur që të marrë vëmendjen e të gjithëve. Bëhet fjalë për Visjan Ukcenaj, i cili pak muaj më parë dha lajmin e bukur që ai dhe bashkëshortja e tij Jona do të bëhen prindër për herë të parë.

Ai ditën e sotme ka qenë i ftuar në emisionin ‘Rudina’ ku dhe ka rrëfyer më shumë për njohjen e tij me bashkëshorten, por për herë të parë ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës që presin.

Visjani ka treguar se e ka marrë vesh gjininë në një mënyrë shumë të veçantë, pasi bashkëshortja e tij donte t’ia bënte surprizë.

“Kur shkuam për të marrë vesh gjininë, Jona tha do të ta bëjë surprizë, po prisja tek makina dhe Jona shkon tek klinika. Del nga klinika edhe shkojmë diku blejmë një dhuratë. ‘Do blejmë një dhuratë dhe kur ta hapesh dhuratën do kuptosh menjëherë çfarë gjinie është’,tha Jona. Pasi e bleu dhuratën unë e mora dhe i thashë: ‘Pra zemër kuptohet menjëherë çfarë gjinie është sa ta hap?’, tha po, më dha dhuratën dhe tha tani do ta filmojë. E marrë unë e kap dhe kur e shoh ishte diçka rozë edhe ngriva. Ajo më tha që e kisha mbrapshtë dhe pasi e kthej shoh një palë këpucë ngjyrë blu që kuptova që ishte djalë. Pastaj u përlota, sigurisht të njëjtën gjë do bëja dhe po të ishte vajzë .”, tregon Visjani duke shkaktuar të qeshura në publik.

 

Ndër të tjera Visiani tregoi se në atë moment shkoi të përqafonte bashkëshorten, e cila kuptoi aty se e kishte mbajtur kot kamerën për ta xhiruar, pasi kishte harruar të shtypte butonin rekord. Siç u shpreh dhe aktori zoti ishte kujdesur që ky moment i ëmbël të ishte vetëm për ata të dy.