KORONAVIRUSI/ Luks dhe arrogancë në karantinë, këngëtarja shqiptare tërbon britanikët (FOTO) – AlpeGossip
KORONAVIRUSI/ Luks dhe arrogancë në karantinë, këngëtarja shqiptare tërbon britanikët (FOTO)

KORONAVIRUSI/ Luks dhe arrogancë në karantinë, këngëtarja shqiptare tërbon britanikët (FOTO)

Rita Ora është një nga personazhët mediatik më të njohur në Britaninë e Madhe.

Por, së fundmi ajo ka tërbuar britanikët.

Shkak është bërë fakti se këngëtarja me origjinë shqiptare është larguar nga Londra, në një fshat 150 km larg, ku ka marrë një vilë luksoze.

Dhe prej andej, ajo ka postuar foto të shumta, duke treguar si po e kalonte në luks karantinën, ndërkohë që mijëra britanikë kanë vdekur.

Si të mos mjaftonte kjo, banorët e zonës, të mësuar me qetësi, janë shprehur të revoltuar, pasi Rita ka shkuar me disa njerëz të tjerë të “zhurmshëm” dhe kanë hyrë dhe në pronat e tyre private për të bërë fotografi.

Pas debateve të shumta, Rita ka fshirë me shpejtësi fotot e publikuara në Instagram, por tashmë ato kanë përfunduar në të gjitha mediat britanike.

Dhe të mendosh që vetëm dy ditë më parë, për të shkruanin veçse pozitivisht, sidomos pas faktit që mamaja e sa iu bashkua mjekëve në frontin e parë për përballimin e koronavirusit.