KUJDES NËSE DO HIQNI DORË NGA KAFEJA/ Trupi juaj do të reagojë në këto mënyra – AlpeGossip
KUJDES NËSE DO HIQNI DORË NGA KAFEJA/ Trupi juaj do të reagojë në këto mënyra

KUJDES NËSE DO HIQNI DORË NGA KAFEJA/ Trupi juaj do të reagojë në këto mënyra

Para së gjithash, askush nuk thotë që duhet të hiqni dorë nga kafeja pasi të pini një në ditë është e shëndetshme. Por nëse dyshoni se jeni duke pirë shumë kafe ose kafeinë dhe dëshironi ta ndërprisni atë trupi juaj mund të reagojë në këtë mënyrë:

Mund të humbisni peshë: Studimet në Universitetin “Duke” tregojnë se konsumimi ditor i kafeinës në kafe, çaj ose pije joalkoolike rriti nivelet e përditshme të sheqerit me gati 10%, duke rritur rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe obezitetit. Kështu që më pak kafe dhe do të dobësoheni!

 

Mund të fitoni peshë: A keni përjetuar ndonjëherë dëshira të çuditshme në momentin që hiqni dorë nga një veprim i përditshëm si p.sh pirja e kafesë?! Krejt rastësisht mund ta gjeni veten duke ngrënë shumë ëmbëlsira apo një ushqim tjetër për të kompensuar momentin që pini kafe

Mund të flini më shpejt dhe mirë: Edhe pse do të ndiheni të lodhur deri sa trupi juaj përshtatet me mungesën e stimuluesve, ju mund të keni një të mirë siç është dhe gjumë më i mirë. Gazeta e  “Clinical Sleep Medicine” zbuloi se marrja e kafeinës edhe gjashtë orë para gjumit mund të prishin ciklin e gjumit të një personi.