“KUJDESTARIA MË PËRKET VETËM MUA”/ Reagimi i ashpër i ish-partneres së Meritonit: Ai nuk ekziston në jetën e djalit – AlpeGossip
“KUJDESTARIA MË PËRKET VETËM MUA”/ Reagimi i ashpër i ish-partneres së Meritonit: Ai nuk ekziston në jetën e djalit

“KUJDESTARIA MË PËRKET VETËM MUA”/ Reagimi i ashpër i ish-partneres së Meritonit: Ai nuk ekziston në jetën e djalit

Ish-partnerja e Meriton Mjekiqit, Egesta, ka reaguar sërish në lidhje me djalin e saj. Përmes një postimi në “Instastory”, ajo u kërkon të gjitha gazetave që të mos publikojnë më foto të birit, ose përndryshe do të marrë masa ligjore.

Egesta ka shkruar gjithashtu se kujdestaria e Loarit i përket vetëm asaj dhe nuk lejon që imazhi i fëmijës së saj të përdore për show.

“Për të gjitha portalet, gazetat dhe TV Shows, gjithë gazetarët në Shqipëri dhe Kosovë. Dje pashë prapë një foto virale të djalit tim dhe do të doja t’ju kërkoja të përmbaheni nga postimi i fotove të fëmijës tim nën 18 vjeç. Ai nuk ekziston në  e tij. Vetëm mua më përket kujdestaria, e drejta dhe vendimet për Loarin. Fytyra duhet të fshihet/censurohet.

Përndryshe do të marr masa ligjore. Ju ndaloj të abuzoni me fëmijën tim për histori publike dhe ta përdorni për show”, shkruan ajo në postimin e saj.