"Kujt do t’ia merrte mendja"/ Stresi nuk përfundon dot këngën sepse po qan për këtë arsye (FOTO) - AlpeGossip
“Kujt do t’ia merrte mendja”/ Stresi nuk përfundon dot këngën sepse po qan për këtë arsye (FOTO)

“Kujt do t’ia merrte mendja”/ Stresi nuk përfundon dot këngën sepse po qan për këtë arsye (FOTO)

Stresi po përgatit albumin e fundit të karrierës së tij muzikore, ndaj është përkushtuar me mish dhe me shpirt të realizojë një projekt magjik. Reperi shqiptar zbuloi ditën e sotme se njëra nga këngët e albumit është tejet e veçantë, pasi i dedikohet të ëmës së tij. Kënga ende nuk është përfunduar, pasi Stresi emocionohet aq shumë dhe pushtohet nga lotët.

“Mam, me zor e kam mbyll këngën për ty sepse vetëm qaj. Kam bërë një këngë të atillë, që vetëm një herë del në jetë. Por jam duke e përmirësu dhe e këndu përmendësh, por s’më lënë lotët. Aq shumë të du.” – shkruan Stresi të ëmës, në foton e bërë publike në “Instagram”

“Haha, Po unë jam gjallë! Edhe mua më dhemb zemra për ty” – i përgjigjet ajo.

Stresi konfirmoi se do të jetë pjesë e Këngës Magjike dhe se do të prezantohet pikërisht me këngën që i dedikohet të ëmës.