“Kujt i thua plak ti? Unë jam çun king!” Këta VIP-a shqiptarë nuk njohin moshë (FOTO) – AlpeGossip
“Kujt i thua plak ti? Unë jam çun king!” Këta VIP-a shqiptarë nuk njohin moshë (FOTO)

“Kujt i thua plak ti? Unë jam çun king!” Këta VIP-a shqiptarë nuk njohin moshë (FOTO)

Ne jemi mësuar me idenë që kur një burrë mbush, në rastin më të mirë të 60-at dhe në më të keqin të 50-at, ta kategorizojmë tek pleqtë. Dhe kur thua plak të vjen në mendje një burrë i rrudhur me kapele republike, pantallona, xhaketë tipike burrash. Të atyre që e kanë mbyllur me kohë aktivitetin. Cfarëdo pune që të kenë bërë? Po kujt t`i thuash plak? I thua dot Sabri Fejzullahut, Timo Fllokos, Virgjil Kules e Viktor Zhustit? Burra që edhe hollivudianët Robert De Niro, John Travolta, Richard Gere, Dustin Hoffman dhe Arnold Schwarzenegger do t`i kishin zili.

(Sabri Fejzullahu, foto nga Google)

(Sabri Fejzullahu dhe Nera, foto nga Google)

(Sabri Fejzullahu dhe Ermali, foto nga Google)

(Sabri Fejzullahu, foto nga Google)

(Sabri Fejzullahu, foto nga Google)

(Sabri Fejzullahu, foto nga Google)

(Sabri Fejzullahu dhe Nera, foto nga Google)
50 vite i ka vetëm karrierë muzikore Sabri Fejzullahu dhe e mendoni vetë se sa vjeç është. Ama vishet njëlloj me të birin Ermalin. E na lejoni ta themi (se është diçka që duket), ka edhe më elegancë se i biri. Se Ermali ka shtuar ca si shumë pas martese. Kurse Sabriu nuk e vuri kurrë atë barkun tipik që shoqëron bashkëmoshatarët e tij.

(Virgjil Kule, foto nga Google)

(Virgjil Kule, foto nga Google)

(Virgjil Kule, foto nga Facebook)

(Virgjil Kule, foto nga Facebook)

(Virgjil Kule, foto nga Facebook)
Mirë Sabriu është artist e mbase i ka kushtuar edhe rëndësi fizikut, po gazetari Virgjil Kule? Mbase nuk është aq elegant ama ka ca tipare që me moshën i janë theksuar edhe më shumë. Vishet bukur, me stil dhe mbi të gjitha thinjat i ka kaq fisnike: nga ato gritë që i mirëpresim të gjithë.

(Timo Flloko dhe Vera Grabocka, foto nga Google)

(Timo Flloko, foto nga Google)

(Timo Flloko, foto nga Google)
Po që Timo Flloko nuk i ka mirëpritur dhe aq. Ai i lyen flokët, vishet me xhinse, pantallona sportive, i mban flokët bisht, ndryshe nga modeli në filmat shqiptare (se kush do ta lejonte të bënte modë atëherë) dhe me të drejtë duket ta martosh edhe njëherë. Për 2 muaj bën 70 vjeç. Po të kishim vënë ndonjë bast për moshën e tij do ta kishim humbjen të sigurt.

(Viktor Zhusti, foto nga Google)

(Viktor Zhusti, foto nga Google)

(Viktor Zhusti, foto nga Facebook)

(Viktor Zhusti, foto nga Facebook)

(Viktor Zhusti, foto nga Facebook)
Siç do ta humbisnim edhe për Alberin e “Shi në plazh”, dashuria e vajzave të asaj kohe. As mosha 75-vjeçare e as thinjat që s`kanë lënë me cep të kokës pa zaptuar s`i kanë plakur as sytë e shkruar e s`e kanë egërsuar mimikën fëminore të Viktor Zhustit. S`po flasim pastaj për personalitetin e tij dhe humorin që ia pamë mirë në “Dancing With The Stars”.

Se e përbashkëta më e madhe e këtyre burrave është jo vetëm mosplakja fizike, por edhe ajo shpirtërore.