KUSHTOJINI RËNDËSI/ Ka një arsye pse keni ftohtë gjithë kohës! – AlpeGossip
KUSHTOJINI RËNDËSI/ Ka një arsye pse keni ftohtë gjithë kohës!

KUSHTOJINI RËNDËSI/ Ka një arsye pse keni ftohtë gjithë kohës!

Jemi në të njëjtën situatë. Dikush në zyrë hap kondicionerin dhe ti mezi po pret momentin që të kthehesh në shtëpi për t’u mbuluar me batanijen e ngrohtë. Njerëzit në përgjithësi e ndjejnë ndryshe të ftohtin dhe të ngrohtin, por ka nga ata që kanë ftohtë gjithë kohës. Edhe kur jashtë temperaturat janë të larta. Pse ndodh kjo?!

1. Gjendra tiroide ndoshta s’po funksionon mirë.

Hormonet e tiroides ndihmojnë në rregullimin e metabolizmit dhe temperaturës së trupit, por nëse kemi mungesë të tyre, do të ndjejmë të ftohtin gjatë gjithë kohës.

2.Nuk po pi ujë mjaftueshëm!

Uji forcon metabolizmin tonë dhe nëse qëndrojmë të pahidratuar për një kohë të gjatë do të ndjejmë të ftohtë edhe kur në është! Sigurohuni të pini mjaftueshëm gjatë ditës. Nëse uji pa shije nuk ju pëlqen, kombinojeni me pak limon, kastravec apo çfarëdo lloj gjëje që po mendoni tani.

3. Mund të vuani nga anemia.

Nëse prej kohësh dyshoni për diçka të tillë, e mira është të vizitoni një mjek.

4. S’po flini gjumë mjaftueshëm.

Gjumi i mirë është shumë i rëndësishëm për të rregulluar temperaturën e trupit, kështu që mungesa e tij është një prej shkaqeve që ndjeni të ftohtë gjithë kohës.

5. Jeni nën-peshë

Nëse po mbani dieta dhe keni hequr dorë nga ushqimet e shëndetshme, ky është një problem. Metabolizmi s’po funksionon siç duhet dhe temperatura e trupit gjithashtu.