Luana preket në emision: Kur babi u nda nga jeta, mami u kthye në heroinë… – AlpeGossip
Luana preket në emision: Kur babi u nda nga jeta, mami u kthye në heroinë…

Luana preket në emision: Kur babi u nda nga jeta, mami u kthye në heroinë…

E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Luana Vjollca ka folur për herë të parë në ekran për babain e saj i cili është ndarë nga jeta kur ajo ishte vetëm 12-muajshe. Luana u prek kur u pyet për këtë temë teksa u shpreh se babain e ka njohur vetëm nga fotot ndërsa mami është kthyer në heroinë për të rritur atë dhe motrat.

“Gjithmonë kam dashur që mos ta prekja këtë temë sepse jam shumë fanatike tek jeta private, tek familja edhe pse kjo mund të jetë gabim pasi njerëzit duhet të dinë më shumë, si je rritur, çfarë njeriu je, se me foto apo me energjinë që përcjellim në ekran nuk kuptohet gjithçka. E vështirë ka qenë, kjo s’do mend, por më e vështirë se të gjithë ka qenë për mamin. Ju desh të rriste 4 vajza e vetme, s’kishte as 1 djalë të paktën. Kam qenë 12-muajshe dhe babin nuk e kam njohur, vetëm nga fotot dhe videot.

Mami ka arritur ta kamuflojë shumë mirë mosprezencën e tij në shtëpinë tonë, ka ditur të bëjë edhe gruan, edhe burrin. Njerëzit që e njohin e thonë me plot gojën që ka qenë heroinë. Mami më ka mësuar që femra t’ja dalin vetë mbanë. Më thotë: Unë ja kam dal mbanë me ju me një jetë shumë të vështirë, ti ja del e ja del”, tregoi Luana.