MASTURBIMI NDIKON PËR MIRË/ Ja disa nga përfitimet nga rritje të hormonit të lumturisë tek... - AlpeGossip
MASTURBIMI NDIKON PËR MIRË/ Ja disa nga përfitimet nga rritje të hormonit të lumturisë tek…

MASTURBIMI NDIKON PËR MIRË/ Ja disa nga përfitimet nga rritje të hormonit të lumturisë tek…

Duke përmbledhur disa artikuj të ndryshëm, në vijim lexoni përfitimet kryesore në jetën seksuale dhe jo vetëm, të cilat shkaktohen nga masturbimi.

Sipas National Sleep Foundation, masturbimi para gjumit rrit nivelin e estrogjenit, hormon që ndër të tjera ndihmon për të bërë një gjumë të rehatshëm. Ekspertë të shumtë theksojnë se trupi vendoset në një gjendje relaksuese pas një orgazme të këndshme, sidomos para orarit të gjumit.

Masturbimi gjithashtu shkakton rritje të hormonit të serotoninës dhe dopaminës, që janë përgjegjëse për lumturinë. Thënë thjesht, lumturia aty poshtë sjell lumturi në tru.

Përfitim tjetër, sipas një neurologu të certifikuar është aktivizimi i oksigjenit në shumë zona të trurit. Pra, sa më shumë masturboheni, aq më shumë oksigjen hyn në tru. Në përgjithësi, rritja e qarkullimit të gjakut dhe oksigjenit është thelbësore edhe për çështje të tjera, nga vendimarrja tek kujtesa.

Masturbimi ndihmon në pakësimin e dhimbjeve sipas një hulumtimi të kohëve të fundit. Studiuesit zbuluan se aktiviteti seksual ndihmoi në lehtësimin e dhimbjeve të migrenës në 60% të pacientëve. Në të tjera studime të mëparshme është theksuar se vetëstimulimi vaginal mund të rrisë ndjeshëm tolerancën tuaj ndaj dhimbjes.

Masturbimi nënkupton më shumë orgazma për të gjithë

Do kaloni kohë me veten dhe kush më mirë se ju e njeh trupin tuaj? Orgazma për të tërë dhe ç’është më e bukura, mund të eksperimentoni me trupin tuaj, me lodra seksi dhe me video porno sa të doni në privatësinë e shtëpisë tuaj. Kështu do ta keni më të qartë se çfarë doni dhe çfarë ju bën të ndiheni mirë. Sapo të keni arritur në nivelin ‘master’ të të kaluarit vetë në orgazëm, ndajeni eksperiencën tuaj me partnerin.

Do të doni veten më shumë

Lidhja me trupin në këtë formë kaq intime mund të ketë një ndikim të paparë tek vetbesimi juaj. Duke njohur trupin dhe gjithçka që ai është i aftë të bëjë, do të ndiheni më mirë për pamjen tuaj. Masturbimi çliron endorfinë dhe kjo do t’ju mbajë në gjendje shumë të mirë gjithë ditën. Pse do t’ju bëjë kjo më të mirë në seks? Sepse duke qenë në harmoni me trupin tuaj, keni më shumë vetbesim dhe gati të hidheni në detin e pasionit. S’ka më frikëra të tipit ‘O Zot çfarë po shikon ai atje poshtë?’.

Masturbimi është ushtrim shumë i mirë për vaginën

Me kalimin e viteve, si i gjithë turpi, edhe muskujt e vaginës lëshohen. Masturbimi i rregullt shërben si ushtrim për muskujt. Nuk shkuat dot në palestër sot? S’ka gjë, ekziston gjithnjë masturbimi. Dhe partneri do ta dashurojë vaginën tuaj.

Më në fund mund të qetësoheni

Ndiheni të stresuar? Masturbimi është një mënyrë brilante për të relaksuar mendjen dhe muskujt. Trupi i post-orgazmës do t’ju bëjë të ndiheni të relaksuar dhe të lehtë si një pupël. Kështu largoni të gjithë streset e punës dhe jeni më të karikuar për seks.

Masturbimi dmth shëndet!

Një tjetër bonus i lojërave me veten është ndikimi pozitiv në sistemin imunitar. Pas çdo orgazme rritet niveli i imunoglobinave (hero për forcimin e sistemit imunitar), duke ju mbajtur në formë, të shëndetshëm dhe gati për aksion me partnerin.