Anne Dowling është një vajzë e cila në korrik të vitit 2016 zgjodhi të fluturonte në biznes klas me United Airlines nga Hong Kongu në San Francisko.
Ajo ka vendosur sëfundmi të padisë kompaninë e linjës ajrore, pasi siç thotë, u zgjua duke gjetur një burrë teksa masturbohej në batanije dhe që e kishte prekur.
Anne thotë se u ankua për këtë fakt tek personeli i kompanisë, por ata me mospërfillje i kërkuan të ulej në vendin e saj dhe të vijonte udhëtimin.
Gjatë udhëtimit Anne thotë se u gjet pranë pasagjerit Monte Wedl, i cili punonte si pilot i FedEx në atë kohë.
Më vonë Dowling thotë se ajo u zgjua duke gjetur dorën e Wedl në pjesën e prapme të këmbës.
E reja tha se e shtyu dorën dhe vijoi të flinte, por u zgjua për herë të dytë duke ndjerë dorën e Wedl duke i fërkuar kofshën dhe duke kapur prapanicën.
Gruaja pretendon se i ka kërkuar burrit të hiqte dorën, por ai ka vijuar ta prekë sërish pranë pjesëve intime, duke u masturbuar.