“MË MUNGON NË ÇDO FRYMËMARRJE”/ Miriam Cani prek me fjalët e dedikuara nënës së saj të ndjerë – AlpeGossip
“MË MUNGON NË ÇDO FRYMËMARRJE”/ Miriam Cani prek me fjalët e dedikuara nënës së saj të ndjerë

“MË MUNGON NË ÇDO FRYMËMARRJE”/ Miriam Cani prek me fjalët e dedikuara nënës së saj të ndjerë

U bënë plot 12 vite që këngëtarja e njohur Miriam Cani e ka humbur mamanë e saj dhe dhimbja e thellë e ka shoqëruar përgjatë çdo dite të jetës së saj.

Megjithëse nuk flet shpesh për të, Miriami s’harron kurrë ta kujtojë të ëmën në ditë si kjo, duke i dedikuar fjalët më të ndjera.

Në Instastory, këngëtarja ka ndarë një foto të së ëmës, ndërsa krahas postimit shpreh dhimbjen e saj të thellë:

“Sot u bënë 12 vite pa ty mami. Më mungon në çdo frymëmarrje”- janë fjalët e Miriamit që na e rrënqethën mishin.

Miriami mundohet të jetë herë pas here aktive në rrjete sociale dhe të na tregojë momente nga përditshmëria me familjen e saj të bukur, Albanin dhe dy fëmijët Ameli dhe Duam.

Më herët gjatë një interviste, këngëtarja ka treguar që pavarësisht se ambienti në shtëpinë e tyre është bërë më i zhurmshëm për shkak të dy fëmijëve, Albani ja ka arritur të krijojë edhe në këto kushte muzikë të mirë. Miriami tha se fëmijët duhet të ndihen me shumë fat që kanë një baba si Albani.

“Albani është realisht shumë i përfshirë, është baba i jashtëzakonshëm, duke menduar profesionin që ka. Albani është një artist i jashtëzakonshëm dhe prapë i dedikohet shumë familjes. Mundohet të gjejë atë hapsirën e vetë që e ruan në mënyrë fanatike, pjesën artistike për të krijuar, sepse normalisht artisti duhet të ketë ambientin e duhur për të krijuar, duhet të frymëzohet për të krijuar vepra që të kenë peshë. Dhe normalisht kur bëhesh me fëmijë gjithçka bëhet më e zhurmshme dhe të merr shumë kohë, por prapë ja del në mënyrën më perfekte. Edhe pse nuk ja them vetë këtë gjë, po ja them këtu para të gjithëve që është një baba i jashtëzakonshëm dhe një partner që i jam shumë mirënjohës që e kam në jetën time se e menaxhon në mënyrë perfekte karrierën dhe familjen. Fëmijët janë realisht me fat që e kanë”, tha Cani.

Ajo u shpreh se është shumë e lumtur me jetën e saj dhe se nuk është fare e penduar që nuk qëndroi në Gjermani, por u rikthye në Shqipëri për të ndërtuar jetën me Albanin.

“Jam shumë e lumtur që gjërat erdhën si erdhën, sepse në radhë të parë jam e  lumtur në jetën time private, që për mendimin tim është arritja më e madhe e një njeriu. Nëse arrin të kesh një jetë të plotësuar siç e dëshiron, një jetë familjare të shëndoshë, atëherë ky është suksesi më i madh i një njëriu”, tha këngëtarja.