“MË QUAJTËN ILEGALE…”/ Alketa Vejsiut i ndodh e papritura: Më mbajtën një orë në polici… – AlpeGossip
“MË QUAJTËN ILEGALE…”/ Alketa Vejsiut i ndodh e papritura: Më mbajtën një orë në polici…

“MË QUAJTËN ILEGALE…”/ Alketa Vejsiut i ndodh e papritura: Më mbajtën një orë në polici…

Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu, është përballur me një situatë të pazakontë ditën e sotme. Në një postim të bërë në profilin e saj të Instagramit, ajo ka treguar peripecitë që ajo ka përjetuar në një stacion treni në Zvicër.

Gjithçka ka ndodhur për shkak se moderatorja kishte harruar pasaportën në çantën e vajzës së saj, e cila nuk po udhëtonte më të. Sipas përshkrimeve që Vejsiu ka bërë, mungesa e pasaportës, e bën atë automatikisht ilegale në Zvicër. Dhe nuk mbaron me kaq… moderatorja nuk mund të lëvizë, nëse dikush nuk i sjell asaj pasaportën.

Por mesa duket kjo histori ka përfunduar mirë, pasi Alketa ka mundur të pajiset me një lejë qëndrimi të përkohshme, duke negociuar me tetë policë zvicerianë.

“Një orë në polici në një stacion treni të Zvicrës që s’do më bjerë rruga në jetë besoj. Kisha harruar pasaportën e çantën e vajzës që nuk udhëtonte me mua… Quhesha ilegale në Zvicër. E para herë në jetë që harroj pasaportën dhe ndodh në vendin më të saktë të botës”, shkruan Vejsiu.

“Tani duhet dikush të më sjellë pasaportën këtu se nuk lëviz dot. Por të paktën më dhanë lejë qëndrimi të përkohshme. Me fat që kisha policë të mbarë. Negociova me tetë policë zvicerianë dhe më lejuan”, përfundon postimin e saj moderatorja e njohur."Më quajtën ilegale"/ Moderatores shqiptare i ndodh e