Super seksi në Konferencën e Botërorit, ja shifra e çmendur që shpenzoi Era për veshjen – AlpeGossip
Super seksi në Konferencën e Botërorit, ja shifra e çmendur që shpenzoi Era për veshjen

Super seksi në Konferencën e Botërorit, ja shifra e çmendur që shpenzoi Era për veshjen

Ditën e nesërme, këngëtarja shqiptare Era Istrefi do të performojë në finalen e Kampionatit Botëror të futbollit, e cila mezi po pritet nga mbarë bota dhe të gjithë do ti kenë sytë nga Era, Will Smith dhe Nicky Jam.

Tre këngëtarët e himnit të Botërorit ishin të ftuar dje në Konferencën për shtyp të FIFA-s, ku këngëtarja shqiptare shkëlqeu me një kosum jeshil me barkun jashtë. Për të gjithë kuriozët, Era ka shpenzuar mijëra euro për veshjen e saj.

Sipas ‘Whattheywearin’, xhaketa nga Whyte Studio e Erës ka kushtuar 394,75€, atletet Gucci 1,200€, pantallonat 366€ dhe varësja J’adior 290€.  Pra për veshjen në total, këngëtarja ka shpenzuar plot 2251€.