Si të rritësh një djalë mendjehapur. Me dy veprime të thjeshta, këto dy mama na dhanë leksione – AlpeGossip
Si të rritësh një djalë mendjehapur. Me dy veprime të thjeshta, këto dy mama na dhanë leksione

Si të rritësh një djalë mendjehapur. Me dy veprime të thjeshta, këto dy mama na dhanë leksione

Falë Zotit, mamatë e brezit të ri nuk kanë ndër mend të rrisin djem të fortë e t’u mësojnë se në jetë duhet të jesh burrë. Sidomos pas lajmeve të sotshme, na duhet mbi të gjitha t’i mësojmë si të jenë njerëz. Një djalë i vogël nuk ka nevojë vetëm për lodra në formë makinash, ushtarësh, robotësh dhe automatikësh plastikë (që nesër mund të jenë edhe prej vërteti). Ai mund të luajë me çfarë të dojë.

Si djali i Hueyda El Saied, që po argëtohet me produktet e bukurisë së mamit, e cila po shijon momentin dhe as që ka ndër mend t’i thotë Gabrielit se ato janë gjëra gocash. Kush e tha? Në një kohë kur burrat po konkurrojnë me gratë për kremra e parfume, një leksion i tillë do ishte thjesht i dalë mode dhe i pavend. Ky tjetri që po na japin, po. Vlen, shumë madje!

Një djalë duhet të mësojë si rregullohet një gardh i prishur e jo të gatuajë biskota, që u takojnë vajzave si punë? Aspak nuk vepron kështu Ledina Çelo, që kushedi sa i ka shijuar këto mrekulli nga duart e të birit.

Mes tasash, erëzash e mielli, ja një mësim i vlefshëm sa ari: nuk ka punë burrash e punë grash. Ka thjesht punë. Ke uri? Bujrum në kushinë! Sidomos po të kemi parasysh se chefat më të mirë të kuzhinës janë burrat. Ledina e paska në shtëpi të sajin.