“MË THUA JE NËNA E FËMIJËVE TË MIJ DHE PAPRITUR…”/ Kiara i betohet Luizit: Për shpirt… – AlpeGossip
“MË THUA JE NËNA E FËMIJËVE TË MIJ DHE PAPRITUR…”/ Kiara i betohet Luizit: Për shpirt…

“MË THUA JE NËNA E FËMIJËVE TË MIJ DHE PAPRITUR…”/ Kiara i betohet Luizit: Për shpirt…

Që mbrëmjen e djeshme Luiz Ejlli është në një mision që t’i mbajë qëndrim Kiara Titos, e cila duket se është shumë e mërzitur nga ndryshimi i sjelljes së partnerit të saj.

Edhe mëngjesin e sotëm Luizi nuk i ka folur Kiarës, e cila i është betuar për dy njerëzit më të dashur të saj se e “do shumë atë”.

Kiara i kërkoi gjithashtu që të mos e bëjë të pendohet për gjërat që ka bërë aty brenda. Ndërkohë kujtojmë se Tito nuk e di që Luizi është në mision dhe se të shtunën do marrë një surprizë të madhe.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Unë kështu jam, mbledh-mbledh dhe vjen një pikë…

Kiara: E kuptoj që je i paparashikueshëm në lojë, në raport me shumë banorë këtu

Luizi: Nuk ka lidhje

Kiara: Po me mua mendoja tjetër gjë

Luizi: Ça mendoje?

Kiara: Se një person që të thotë ‘ti je nëna e fëmijëve të mi, si ty nuk kam dashur kurrë asnjë’, edhe një ditë të bukur zgjohet edhe thotë ‘kam mbledhur dhe nuk di ça të mendoj’. Por po të them një gjë ‘për shpirt të Rajanit dhe Arbit, të dua shumë’ dhe kaq. Të tjerat do i kuptosh me kohën. Për shpirt të dy njerëzve që dua më shumë në këtë botë. Mos dysho kurrë se ça ndjej unë për ty dhe ça bëj unë për ty, kurrë. Më ke thënë se çdo gjë këtu brenda është lojë, përveç teje dhe këtë gjë kam besuar dhe vazhdoj ta besoj. Mos bëj të pendohem për gjërat që kam bërë, të lutem.