Merre gripin seriozisht dhe po aq seriozisht shporre – AlpeGossip
Merre gripin seriozisht dhe po aq seriozisht shporre

Merre gripin seriozisht dhe po aq seriozisht shporre

Ekspertët e Institutit të Lartë të Shëndetësisë, thonë se sidomos 15 vitet e fundit, ndikimi i gripit është rritur ndjeshëm. Po sado i keq të jetë ky gripi e mira është të mbrohesh prej tij. Të paktën të bësh maksimumin e mundshëm. Dhe ka disa mënyra se si të përpiqesh.

Shmang vendet e mbushura me njerëz

Gripi transmetohet përmes ajrit, nëpërmjet pështymës dhe sekrecioneve respiratore, kollitjes, teshtimës dhe përmes bisedave pranë e pranë. Jo vetëm kaq. Edhe nga prekja e objekteve të ndryshme, ku mund të ketë grimca pështime, mund të sëmurësh. Kështu që shmangi vendet e mbipopulluara.

Kujdesu për higjienën

Laji duart rregullisht me ujë dhe sapun. Se e thamë që çcdo gjë që prek mund të jetë rrezik. Madje e më e mira do të ishte ta mbajë një dezinfektant me vete për ta përdorësh sa herë që takohesh, sidomos me njerëz me grip.

Kujdes nga kolla

Vëre dorën para kur kollitesh apo tështin. Mbuloje hundën dhe gojën. Se duhet të mbrosh veten, por edhe të tjerët.

Kujdes nga infeksioni

Pacientët me rrufë, edhe pse janë gjatë periudhës së inkubacionit (para se sëmundja të shfaqet), sërish mund të ta ngjisin gripin.

Qëndro në shtëpi

Qëndro në shtëpi kur je sëmurë. Shmang njerëzit në rrugë e në punë ose në shkollë. Kufizo kontaktet për të mos infektuar njerëzit e tjerë. Në këtë mënyrë zvogëlon edhe rrezikun e komplikimeve dhe infeksioneve shoqëruese nga bakteret e tjera apo viruset. Ajrose dhomën ku qëndron rregullisht. Se ke nevojë edhe për ajër të pastër.

Konsumo pije të ngrohta

Të qëndrosh ngrohtë e në shtëpi nuk mjafton për t`u shëruar. Për të luftuar dhimbjet e kokës, dhimbjet e muskujve dhe kollën, disa ushqime mund të jenë më të dobishme se të tjerat. Supa, xhenxhefili, shafran i Indisë, frutat e freskëta, pijët e ngrohta dhe ushqimet e lehta janë ato që të duhen.