Miri i “WSF” tregon sesi i mësoi bashkëshortes gjermane shqip! – AlpeGossip
Miri i “WSF” tregon sesi i mësoi bashkëshortes gjermane shqip!

Miri i “WSF” tregon sesi i mësoi bashkëshortes gjermane shqip!

Rikthimi me këngën “Beso” i grupit “West Side Family” ka qenë padyshim një nga më të priturit dhe të pëlqyerit.
Këtë herë Miri dhe Landi kanë qenë të ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë” ku duket se janë emocionuar nga surprizat e përgatitura.

Mirit iu tregua një video-mesazh ku u shfaqën bashkëshortja dhe vajza e tij dhe më pas tregoi sesi bashkëshortja e tij gjermane ka mësuar shqip.

“Në fillim ne flisnim anglisht me njëri-tjetrin. Më pas i thash nëse do të pranohesh në gjirin e familjes në fillim duhet të mësosh gjuhën shqipe. Ajo nisi mësimet nga interneti, por kur erdhi në Shqipëri, e lashë në shtëpi me mamanë time. E kështu gjithçka e ka mësuar në mënyrë autodidakte, ‘e hodha në det edhe i thash mësoje se do mbytesh”,-u shpreh Miri i West Side Family.