MIRUPAFSHIM GEORGE/ Princi i vogël i Monakos është aristokrati më i adhurueshëm që kemi parë ndonjëherë (FOTO) – AlpeGossip
MIRUPAFSHIM GEORGE/ Princi i vogël i Monakos është aristokrati më i adhurueshëm që kemi parë ndonjëherë (FOTO)

MIRUPAFSHIM GEORGE/ Princi i vogël i Monakos është aristokrati më i adhurueshëm që kemi parë ndonjëherë (FOTO)

Kush është fëmija i familjeve mbretërore më i admiruar në botë? Përgjigja do t’ju surprizojë se nuk do të përmendim Princin George dhe as motrën e tij Charlotte, pasi përdoruesit e internetit kanë zbuluar një yll të ri! Bëhet fjalë për fëmijën e çiftit mbretëror të Monakos, Pierre Casiraghi dhe Beatrice Borromeo, i cili është vetëm 2 vjeç.

Me sytë bojëqielli dhe flokët bjondë, Stefano Ercole Carlo Casiraghi është fëmija më i adhuruar në botë, që prej momentit kur u shfaq në ballkonin e “Palazzo Grimaldi” në ditën Kombëtare të Monakos.

Vogëlushi trashëgoi emrin nga gjyshi i tij i ndjerë, Stefano Casiraghi, i cili ndërroi jetë në vitin 1990, ndërsa nga prindërit duket se ka marrë bukurinë e jashtëzakonshme!

Kujdes Princi George, konkurenca është bërë shumë e fortë!