MJESHTRA NË FLIRTIM/ Bëni kujdes nga këto shenja horoskopi – AlpeGossip
MJESHTRA NË FLIRTIM/ Bëni kujdes nga këto shenja horoskopi

MJESHTRA NË FLIRTIM/ Bëni kujdes nga këto shenja horoskopi

Kur bëhet fjalë për karakteristikat dhe mënyrën e sjelljes, astrologjia mund të na ndihmojë shumë. Nëse ju pëlqen të flirtoni shpesh atëherë mund t’i përkisni njërës prej shenjave të mëposhtme.

Binjakët

Si Binjakë, ju përshtateni lehtësisht me situatat dhe jeni sharmantë me temperamentin tuaj. Humori i veçantë gjithashtu luan një rol në aftësinë tuaj për të flirtuar. Ju përdorni taktikat dhe lëvizjet e duhura, zgjidhni personin që iu intereson dhe e magjepsni.

Luani

Ju pëlqen të keni vëmendjen të përqendruar tek ju. Flirtoni intensivisht, guxoni dhe dini si t’i bëni të tjerët t’ju kushtojnë vëmendje. Ju jeni bujarë dhe dini si ta bëni personin tjetër të ndihet rehat me ju. Shakatë dhe sjelljet tuaja magnetizojnë “gjahun” tuaj ndërsa inteligjenca e bën për vete atë.

Peshorja

Jeni të njohur për të bërë gjithçka romantike. Ju pëlqen vërtet flirtimi edhe pse kur filloni zakonisht keni diçka më serioze në mendje. Sharmante dhe tërheqëse, Peshorja flirton aq lehtë sa ndonjëherë nuk e kupton as vetë.

Akrepi

Ashtu si me Binjakët, prania e Akrepit në këtë listë nuk është befasuese. Ju flirtoni intensivisht, në një mënyrë misterioze. Lëvizni me shumë besim dhe doni të njiheni mirë me njëri-tjetrin. Doni ta mbani interesin e personit tjetër me pyetjet tuaja të thella dhe interesante.

Peshqit

Ju e gjeni lehtësisht magjinë në gjithçka, gjë që i bën të tjerët t’ju kenë pranë. Kjo ndikon drejtpërdrejt në aftësinë tuaj për të flirtuar. Dukeni të turpshëm por flirtoni me shumë shkathtësi. Kur vendosni, fjalët dhe veprimet tuaja nuk i lënë vend tjetrit që të rezistojë.