MODA NË ZI/ Ndahet nga jeta stilisti IKONIK, Karl Lagerfeld (FOTO) – AlpeGossip
MODA NË ZI/ Ndahet nga jeta stilisti IKONIK, Karl Lagerfeld (FOTO)

MODA NË ZI/ Ndahet nga jeta stilisti IKONIK, Karl Lagerfeld (FOTO)

Një lajm i trishtë për të gjithë adhuruesit e modës!

Ikona e “Chanel”, dizajnuesi Karl Lagerfeld është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare.

Drejtor kreativ i “Chanel” vdiq të martën, më 19 shkurt sipas revistës franceze “Closer”, pasi vuante nga një sëmundje prej javësh.

Lagerfeld kishte munguar në dy shfaqjet Haute Couture të “Chanel” në Paris më 22 janar, por kompania kishte lajmëruar se 85-vjeçari ndihej vetëm i lodhur.

Në një deklaratë të publikuar pasi humbi shfaqjen e dytë, u tha:

“Z. Lagerfeld, drejtor artistik i ‘Chanel’, i cili u ndje i lodhur, i kërkoi Virginie Viard, drejtoreshës së studios krijuese të shtëpisë, ta përfaqësonte atë.”

Kjo ishte hera e parë që ai kishte humbur një nga sfilatat duke munguar në pasarelë.

Karl ka qenë në krye të shtëpisë së modës, themeluar nga “Coco Chanel”, për më shumë se tre dekada, duke prodhuar më shumë se 8 koleksione çdo vit.

Ai ishte i njohur për veshjen e tij të përhershme: një kostum i zi me flokët e thinjur të kapur bisht, dorashka dhe syze të errëta.

Mediat shkruajnë se Karl u nda nga jeta si një profesionist i vërtetë, pasi deri në ditët e fundit ka dhënë këshilla për sfilatën e “Fendi”-t në Milano.

Nuk dihet se kë ka pasur pranë në momentet e fundit pasi kohë më parë Karl ka deklaruar se nuk ka familje dhe se preferon të shoqërinë e modelëve të rinj më tepër sesa atë të të afërmve.

“Unë i shoh ata si familje. Unë nuk kam fare familje, prandaj është mirë të kesh djem, por pa probleme të pakëndshme që mund të krijojnë djemtë”.

“Është një zgjedhje, nuk është një detyrim. Kam një motër në Amerikë që nuk e kam parë për 40 vjet. Fëmijët e saj kurrë nuk më dërgojnë ndonjë kartolinë Krishtlindjeje”, është shprehur ai para 4 viteve.

Megjithatë, Karl do të njihet gjithnjë si një legjendë që la gjurmë të rëndësishme në familjen e madhe të modës!

U prehsh në paqe Karl!