Më në fund: Zbulohet i dashuri i Encës, ja surpriza romantike e tij (FOTO) – AlpeGossip
Më në fund: Zbulohet i dashuri i Encës, ja surpriza romantike e tij (FOTO)

Më në fund: Zbulohet i dashuri i Encës, ja surpriza romantike e tij (FOTO)

Që prej fillimit të karrierës së saj e deri më sot, është komentuar shumë mbi faktin nëse është e lidhur apo jo, por Enca kurrë nuk ka deklaruar një lidhje dashurie dhe as nuk është kapur mat.

Sot për herë të parë këngëtarja ka pranuar që është në një lidhje duke postuar surprizën që i ka bërë partneri dhe një letër ku ai i shpreh dashurinë.

“E dashur, në ditën e Shën Valentinit po shpresoj, ashtu siç shpresoj gjithmonë, që ti do e kuptosh se lumturia që kam, është për shkakun tënd”, shkruhet në letër.

Enca shumë e lumtur ka ndarë një video ku shihet duke mbajtur një tullumbac me arush ku shkruhet “Të dua kaq shumë”.

Dhe më vonë një foto ku tregon se ndodhet në Amsterdam e me këtë postim ka zbuluar kështu se i dashuri i saj jeton atje. Siç duket kjo është edhe arsyeja pse Encën e shohim të udhëtojë shpesh drejt Amsterdamit.