Në maj të këtij viti, Roza Lati tërhoqi vëmendjen e publikut pasi tregoi në “Instagram” një pjesë nga paraqitja e të dashurit, një mashkull me trupin e mbushur me tatuazhe. Moderatorja nuk e cilësoi në atë kohë si të dashur, por vetëm si shok.
Burime për “iconstyle.al” treguan në atë kohë se ai është Arbër Tresku, me vendlindje nga Mirdita.
Mediat duket se kanë gjetur dhe përdorur një foto të moderatores krah një mashkulli, për ta cilësuar atë si të dashurin e saj.
Roza tregon situatën e sikletshme përmes një foto në “InstaStory”, duke sqaruar se mashkulli me tatuazhe është bashkëshorti i shoqes.
“Domethënë Jacopo është me tatuazhe… Është burri i shoqes sime të ngushtë”, shkruan Lati.
Ajo ndau një foto nga biseda e saj me shoqen, e cila i dërgon lajmin ku është bërë keqkuptimi dhe i shkruan:
“Zemër dole e lidhur me Jacopon. Muskulozi dhe plot tatuazhe”.