Adelina Tahiri ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë kësaj periudhe në pritje të ëmbël teksa postimet e saj me barkun e rrumbullakosur nuk kanë munguar.
Këngëtarja nuk po e shijon aspak në privatësi këtë periudhë duke zbuluar çdo ditë nga një të re.
Sot Adelina ka bërë shopping për bebin që do vijë në jetë dhe gjëja e parë që ka blerë ka qenë një karrocë.
Këngëtarja ka postuar një foto e veshur komplet me të zeza dhe një peliçe teksa shihet me një karrocë të zezë me detaje ngjyrë floriri, çmimi i të cilës shkon në 1.799,95 €.
Kujtojmë që Adelina është në muajt e parë të shtatzënisë dhe do të sjellë në jetë një djalë nga martesa e saj me milionerin maqedonas Serjoza Markov