VRASJE,DROGË, AKSIDENTE E OFERTA PREJ ESKORTE/ Çfarë po ndodh me vajzat “VIP” të Tiranës (FOTO) – AlpeGossip
VRASJE,DROGË, AKSIDENTE E OFERTA PREJ ESKORTE/ Çfarë po ndodh me vajzat “VIP” të Tiranës (FOTO)

VRASJE,DROGË, AKSIDENTE E OFERTA PREJ ESKORTE/ Çfarë po ndodh me vajzat “VIP” të Tiranës (FOTO)

Ato janë “yjet” e rrjeteve sociale.

Bëjnë jetë luksoze dhe këtë gjë e ekspozojnë me krenari.

Por, së fundmi gjithmonë e më shumë, me apo pa vetëdije, janë duke u përfshirë me radhë me skandale të shumta.

Filloi, ose më saktë vijoi, me Elvana Gjatën, artisten më të suksesshme dhe të njohur shqiptare, e cila u përfshi në një skenë të përgjakshme, ku pati edhe të vdekur.

U tha se gjithçka ndodhi për të, por askush nuk e di ended he sot të vërtetën.

E vetmja gjë që dihet, është fakti se Elvana është e lidhur me një personazh të botës së krimit dhe të gjithë pyesin, se si ka mundësi që një vajzë e tillë, e cila i ka të gjitha, përfundon në një histori të tillë.

Pastaj kemi rastin e Kejvina Kthellës, që gjithashtu u përfshi në një histori kriminale, falë lidhjeve me një personazh të botës së krimit.

Së fundmi, pak ditë larg njëra-tjerës, dy vajza të tjera të njohura, Oriola Marashi dhe Ilda Bejleri, përfundojnë në polici.

Njëra për drogë e tjera për aksident, dhe më pas largimin nga vendngjarja.

Para tyre janë edhe historitë e Viola Spiros apo Trejsi Sejdinit, të përfshirë gjithashtu në marrëdhënie intime me personazhë të botës së krimit.

Për të mos përmendur Armina Mevlanin, e lidhur me një personazh problematik si Shkëlzen Berisha.

Duket se “yjet” nuk po shkëlqejnë këto kohë për vajzat “VIP” të Tiranës, të cilat njëra-pas tjetrës po përfshihen në histori vrasjesh, droge, aksidentesh, apo edhe seksi.

Vetë një prej tyre, Redona Koçi, e pranoi se merr oferta për të shkuar me meshkuj.

Ajo tha se i kanë ofruar deri në 100 mijë euro, dhe si ajo, thuhet se marrin oferta shumica e vajzave “VIP” të Tiranës.

Dhe, “bëmat” e tyre, duket se nuk i ndihmojnë shumë, për të menduar të kundërtën. (TemA)