MOS E HUMBISNI/ Belinda transformohet dhe ju jep një super ide për Halloween – AlpeGossip
MOS E HUMBISNI/ Belinda transformohet dhe ju jep një super ide për Halloween

MOS E HUMBISNI/ Belinda transformohet dhe ju jep një super ide për Halloween

Edhe pak ditë kanë mbetur nga festa e Halloween-it, por që tani shumë adhurues të kësaj feste kanë filluar transformimet për t’u dukur sa më të frikshëm. Nga VIP-at shqiptarë e para që na ka dhënë një ide si të transformohemi këtë Halloween është Belinda.

Modelja është shfaqur me flokë jeshil dhe makeup fiks si Joker teksa duket edhe e frikshme, por edhe një femër superseksi.

Modelja e ka shoqëruar postimin me shprehjen e Jokerit: “Më duket mua apo është duke u çmendur atje?”.

Belinda ka marrë komplimenta të shumta për këtë look dhe me siguri ka frymëzuar shumë ndjekës për t’u bërë si Joker në Halloween.