“MOTIVIM PËR TË FILLUAR NJË TJETËR DITË…”/ Kilogramët e tepërt nuk e shqetësojnë aspak Oltën, këngëtarja ka shumë arsye për të qenë e lumtur… – AlpeGossip
“MOTIVIM PËR TË FILLUAR NJË TJETËR DITË…”/ Kilogramët e tepërt nuk e shqetësojnë aspak Oltën, këngëtarja ka shumë arsye për të qenë e lumtur…

“MOTIVIM PËR TË FILLUAR NJË TJETËR DITË…”/ Kilogramët e tepërt nuk e shqetësojnë aspak Oltën, këngëtarja ka shumë arsye për të qenë e lumtur…

Me postimin e fundit në rrjetet sociale, këngëtarja e njohur, Olta Boka ka treguar se si ardhja në jetë e vajzës ka ndikuar tek trupi i saj, megjithatë kilogramët e tepërt nuk e shqetësojnë aspak.

Ajo ka përshkuar gjatë se si shijon çdo ditë praninë e vajzës, kohën me të dhe çdo gjë të bukur që Gaia i ka sjellë në jetë.

“Te kjo foto shoh perendimin, si dhurate nga Zoti, per te embelsuar mbylljen e dites me ngjyrat me te sheqerosura. Shoh karrocen si motivin per te filluar nje tjeter dite te mbushur me ngjyra, por nuk me shpeton nga syte as vetja. Shoh nje version te ndryshuar, patjeter te permbushur, e me zemren duke shperthyer nga kenaqesia, por edhe me disa kg te shtuara kokeforta per 2 muaj 😊
Shoqeria, padashur, ushtron presion mbi standardet e bukurise dhe nuk e mohoj qe ndonjehere e kam vene ne diskutim nese do te mundem te rikthehem ne peshen e meparshme. Por une kam besim, me aq sa njoh veten, me disiplinen, kujdesin qe tregoj ndaj vetes, me kontrollin ndaj ushqimit e me aktivitet fizik qe shume shpejt kg nuk do te jene me nje “shqetesim” per mua. Per momentin zgjodha te shijoj cdo sekonde me te voglen time sepse e di qe koha kalon shpejt e do te me marre malli per keto momente te pakthyeshme.
E nese kilogramet jane e keqja kokeforte qe erdhi me te miren dhe bekimin 👶🏼, mund edhe te qendrojne aty pergjithmone”, ka shkruar Olta krah postimit ku ka pohuar se shumë shpejt do t’i rikthehet dhe stërvitjes së rregullt së bashku me kujdesin ushqimor. Ashtu siç duket nga postimet e ndryshme, Olta po e shijon maksimalisht mëmësinë pasi ajo po i dhuron emocionet më të bukura pavarësisht të gjitha komenteve lidhur me trupin e saj.

View this post on Instagram

Te kjo foto shoh perendimin, si dhurate nga Zoti, per te embelsuar mbylljen e dites me ngjyrat me te sheqerosura. Shoh karrocen si motivin per te filluar nje tjeter dite te mbushur me ngjyra, por nuk me shpeton nga syte as vetja. Shoh nje version te ndryshuar, patjeter te permbushur, e me zemren duke shperthyer nga kenaqesia, por edhe me disa kg te shtuara kokeforta per 2 muaj 😊 Shoqeria, padashur, ushtron presion mbi standardet e bukurise dhe nuk e mohoj qe ndonjehere e kam vene ne diskutim nese do te mundem te rikthehem ne peshen e meparshme. Por une kam besim, me aq sa njoh veten, me disiplinen, kujdesin qe tregoj ndaj vetes, me kontrollin ndaj ushqimit e me aktivitet fizik, qe shume shpejt, kg nuk do te jene me nje “shqetesim” per mua. Per momentin zgjodha te shijoj cdo sekonde me te voglen time, sepse e di qe koha kalon shpejt e do te me marre malli per keto momente te pakthyeshme. E nese kilogramet jane e keqja kokeforte qe erdhi me te miren dhe bekimin 👶🏼, mund edhe te qendrojne aty pergjithmone 😅😂🤣

A post shared by 𝐎𝐋𝐓𝐀 𝐁𝐎𝐊𝐀 (@oltabokaofficial) on