Ditën e sotme, reperi i njohur Mozzik, ka dhënë një intervistë për gazetën zviceriane “20 minuten”. Ai hapi zemrën në lidhje me Loredanën duke zbuluar detaje rreth ndarjes së tyre.
Mozzik tregoi se gjërat mes tij dhe reperes thjesht ndaluan së funksionuari. Pavarësisht të gjithave, ai u shpreh se do ta respektojë gjithmonë sepse është nëna e vajzës së tij dhe me të ka kaluar një kohë të mrekullueshme.
Intervista e reperit u komentua shumë në media dhe është lexuar nga shumë njerëz, mes të tjerësh edhe nga vetë Loredana. Ajo ka publikuar një foto të gazetës ku shfaqej intervista e Mozzikut në Instastory, por më pas është penduar dhe e ka fshirë menjëherë. Ende nuk dihet arsyeja por ky veprim i saj i ka habitur të gjithë.