MOZZIK GJITHMONË NDRYSHE/ Reperi me stilin më të veçantë – AlpeGossip
MOZZIK GJITHMONË NDRYSHE/ Reperi me stilin më të veçantë

MOZZIK GJITHMONË NDRYSHE/ Reperi me stilin më të veçantë

Pjesa më e madhe e artistëve shqiptarë nuk preferojnë të eksperimentojnë shumë me stilin e tyre në të veshur. Duket se gjithmonë ndjekin të njëjtën linjë, veshur me ngjyra të errëta, me stil klasik ose sportiv dhe nuk ka asgjë të ndërmjetme. Megjithatë ka dhe nga ata që nuk kanë frikë të guxojnë jo vetëm me stilet, por edhe me ngjyrat e shumëllojshme. Një ndër ta është Mozzik dhe me siguri kjo gjë duhet t’u ketë rënë gjithmonë në sy në klipet apo fotografitë e tij. Në çdo projekt muzikor që ka publikuar deri më sot e kemi parë gjithmonë ndryshe dhe duket se është ndër meshkujt që provon pothuajse çdo lloj trendi.

 

Pavarësisht se reperat më së shumti zgjedhin veshje sportive, përveç tyre, Mozzik ka zgjedhur të veshë edhe këmisha, kostume apo xhaketa. Madje nga fotografitë e publikuara në ‘Instagram’ mund të thuash pa frikë se në garderobën e tij me siguri mund të gjesh çdo lloj ngjyre apo veshje me printe të ndryshme.

Është ndër të paktët që eksperimenton kaq shumë me veshjen e tij në radhën e artistëve meshkuj dhe për këtë arsye e meriton të cilësohet si një ndër personazhet më me stil. /r