“NA NDIHMONI…”/ Zbulohet sozia e çiftit Fjoralba-Franci dhe na la të gjithëve me gojë hapur (FOTO) – AlpeGossip
“NA NDIHMONI…”/ Zbulohet sozia e çiftit Fjoralba-Franci dhe na la të gjithëve me gojë hapur (FOTO)

“NA NDIHMONI…”/ Zbulohet sozia e çiftit Fjoralba-Franci dhe na la të gjithëve me gojë hapur (FOTO)

Ka ndodhur shpesh që të gjejmë sozinë tonë apo të njerëzve të tjerë, por rrallë rastis që të gjendet ajo e një çifi. Epo, kjo nuk është e pamundur dhe Fjoralba Ponari na e dëshmoi.

Ajo ka publikuar së fundmi në “InstaStory” një foto së bashku me partnerin e saj, krahas së cilit shihet një çift shumë i ngjashëm me atë Fjoralba-Franci.

Mesa duket dikush ja ka dërguar këtë imazh moderatores, e cila nuk ka ngurruar që ta ndajë me të gjithë ndjekësit e saj dhe të bëjë një kërkesë publike për të mësuar identitetin e dyshes tjetër.

“Na ndihmoni t’i gjejmë kush janë, tani për kuriozitet më shumë”, ka shkruar Fjoralba krahas fotos.

Prej kohësh Fjoralba ka bërë publike lidhjen e saj me Françeskon dhe herë pas here na ëmbëlson me fotot së bashku me të.

Para disa ditësh bukuroshja festoi ditëlindjen  dhe dhuratën e parë e mori nga i dashuri i saj, Françesko. Ai i ka dhuruar një libër, i cili duket se mban brenda historinë e tyre të dashurisë dhe momentet më të bukura.

Dhuratën ajo e ka marrë ne mesnatë dhe duket se e ka pëlqyer shumë.

“Historia jonë! Të dua, Franci”, shkruhet në kapakun e librit.