NDODH EDHE KJO NË SANREMO/ Fedez puthet në buzë me një mashkull, Chiara Ferragni shikon gjithçka – AlpeGossip
NDODH EDHE KJO NË SANREMO/ Fedez puthet në buzë me një mashkull, Chiara Ferragni shikon gjithçka

NDODH EDHE KJO NË SANREMO/ Fedez puthet në buzë me një mashkull, Chiara Ferragni shikon gjithçka

Rosa Chemical ka surprizuar publikun mbrëmjen e kaluar në Sanremo. Gjatë performancës me këngën “Made in Italy” artisti e përfshiu befas reperin Fedez në interpretimin e këngës së tij.

“Dashuria më ka marrë”, tha Rosa Chemical, në skenën e Sanremos  pasi i dha Fedez puthjen në buzë. Kjo puthje vjen pas performancës që dha Chemical në natën e katërt të Sanremos në emër të lirisë dhe erotizmit. Ai kishte treguar një lodër seksi dhe kishte lëpirë çimimin e Rose Villain, me të cilën po bënte duetin.

Në atë moment, Chiara Ferragni e hutuar (gruaja e Fedez) mbërriti për t’i sjellë lulet Rosa Chemical, së bashku me Amadeusin, i cili komentoi duke buzëqeshur: “Unë jam pa fjalë”.