Bashkëshortja e ardhshme e Gaz Pajës, Ira ka organizuar këtë fundjavë festën e saj të beqarisë siç edhe e do tradita. Bjondja bukuroshe së bashku me mikeshat e saj të ngushta ka udhëtuar drejt jugut të vendit për të kaluar fundjavën dhe për të festuar beqarinë, ndërsa mbante në trup shiritin dhe një t-shirt ku shkruhej “bride to be”.
Ira dhe aktori i njohur Gaz Paja do të lidhin kurorë fundjavën e 1-2 qershorit në një nga restorantet e kryeqytetit duke i dhënë fund beqarisë e duke kurorëzuar në martesë historinë e tyre të dashurisë.