Podcasti “Flet” me Ilnisa Agolli në Top Channel do të jetë një hapësirë ku fjala takohet me njeriun. Me të ftuar nga fusha të ndryshme; nga politika, kultura, arti dhe jo vetëm. Çdo episod do të jetë një kombinim i diskutimeve interesante dhe konkrete, që e çojnë spektatorin përmes dialogut të thellë, nga fjala te përvoja dhe përjetimi njerëzor. Çdo i ftuar do të jetë aty për të rrëfyer hapësirën e tij të mendimit dhe ku çdo temë zbërthehet për të nxjerrë në pah lidhjet mes nesh dhe botës përreth, vetëm në “Flet”.
I ftuar mbrëmjen e djeshme ka qenë reperi i njohur, Mc Kresha, i cili ka treguar shumë rreth jetës personale dhe profesionale. Ndër të tjera ka folur edhe për kolegun dhe mikun e tij Lyrical Son, me të cilin formon edhe dyshen më të pëlqyer të reperave.
Është reper artisti më i nënvlerësuar shqiptar, ndoshta dhe njerëzit nuk e dinë për vete, sa të bekuar jemi që kemi një njeri të atij kualiteti, Lyrical Son e nxjerr këngën vet me kitarë e nxjerr melodinë, e sjell kitaritstin i thotë: “Hey bone nxirre…”. Gjithmonë është i veçantë, tipik është bohem. Problemin më të madh që kam unë me Festimin, se ne kemi shumë probleme, duhemi shumë po kemi shumë probleme…