“NË KOHRAT KUR UDHËTONIM…”/ Agnesa Vuthaj ndan albumin me FOTOT më të veçanta nga këto vende të botës – AlpeGossip
“NË KOHRAT KUR UDHËTONIM…”/ Agnesa Vuthaj ndan albumin me FOTOT më të veçanta nga këto vende të botës

“NË KOHRAT KUR UDHËTONIM…”/ Agnesa Vuthaj ndan albumin me FOTOT më të veçanta nga këto vende të botës

Ditët e fundit të gjithë personazhet e njohur janë kthyer pas në kohë duke kujtuar herët kur kanë mundur të udhëtojnë nëpër botë.

Kështu ka ndodhur dhe me bukuroshen, Agnesa Vuthaj e cila ka ndarë në llogarinë e saj një album të momenteve më të bukura teksa ka vizituar vende të ndryshme.

“Nga kohërat kur udhëtonim, fotot e para janë nga ‘Cabo da Roca’, pika më perëndimore e kontinentit europian, njëhkohësisht dhe pika më e afërt e Europës me Amerikën dhe fotot e fundit nga Montauk, e që është pika më e afërt e Amerikës me Europën”, ka shkruar Agnesa krah postimit ku ka shtuar dhe të gjitha vendet që ka pasur mundësi të vizitojë.

Me siguri sapo kufinjtë të hapen sërish dhe gjithçka t’i rikthehet normalitetit, Agnesa do të nisë udhëtimet e radhës duke shijuar lirinë e plotë dhe destinacionet më të bukura të botës.