NGA DHURATA ME DIAMANTE NË NJË SUPER “AFTER PARTY”/ Zajmina i organizoi vogëlushes Khloe një festë si në përralla – AlpeGossip
NGA DHURATA ME DIAMANTE NË NJË SUPER “AFTER PARTY”/ Zajmina i organizoi vogëlushes Khloe një festë si në përralla

NGA DHURATA ME DIAMANTE NË NJË SUPER “AFTER PARTY”/ Zajmina i organizoi vogëlushes Khloe një festë si në përralla

Khloe festoi dje 2-vjetorin e lindjes dhe mami Zaimina i dedikoi fjalët më të ëmbla në rrjet. Ajo premtoi se mbrëmja do ta gjente vogëlushen në një organizim të veçantë, e pamjet nga festa nuk i kurseu për ndjekësit.

“Khloe is TWO sweet” ishte tema për këtë datëlindje, ku nuk munguan prindër e fëmijë. Si gjithmonë, mami Zaimina ishte kombinuar deri në detajin më të vogël me Khloe, ndërsa dekori ishte ndërtuar mbi bazën e një larmishmërie ngjyrash. Tollumbace, animatorë, një tavolinë e mbushur vetëm me ëmbëlsira: gjithçka i shkonte përshtat të ëmblës Khloe.

Jo vetëm kaq, pasi Zaimina ka menduar edhe për një ‘after party’. Në një pishinë dimërore, ata të cilët kanë zgjedhur ta shoqërojnë vogëlushen deri në fund, kanë shijuar disa momente relaksi në një ambient kaq të veçantë.

Dhurata e prindërve për vogëlushen këtë vit ishin vathët me diamante, e këtë e ka zbuluar vetë Zaimina, duke shkruar: “2 vite, 2 diamante”. Një 2-vjetor, që vjen si kujtimi më i bukur për Khloe!